Në stërvitjen e parë morën pjesë 26 futbollistë, ndërsa skuadra pritet të kompletohet në ditët në vijim edhe me afrimet e reja që do t’i bashkohen ekipit. Gjithashtu, stafit teknik i janë vënë në dispozicion edhe disa nga futbollistët më të talentuar dhe më premtues të akademisë sonë, të cilët do të kenë mundësinë të tregojnë cilësitë e tyre gjatë kësaj periudhe.
Nën drejtimin e trajnerit Vildan Saliu dhe stafit të tij, ekipi ka nisur punën me përkushtim maksimal, me synimin që të jetë sa më i gatshëm për sfidat që e presin në sezonin e ri.
Klubi u uron mirëseardhje të gjithë futbollistëve dhe një fazë përgatitore të suksesshme, të shëndetshme dhe plot punë e përkushtim.
Forca Arsimi! 💛🖤
Komentet (2)
Alush
25 Jun 2026, 18:24
Forca gjema🇦🇱💛🖤
Qemal
25 Jun 2026, 18:57
💣..
Lini një koment
Nuk kërkohet regjistrim – thjesht emri, email dhe komenti.